Kompania juaj ka nevojë për një faqe interneti të mirëorganizuar dhe të personalizuar,duke përkthyer në “gjuhë dixhitale” vizionin tuaj dhe për t’ju ofruar klientëve një përvojë pozitive .
Zhvillimi
Marketingu është shpirti i tregëtisë, por në ditët e sotme çdo gjë ndodh ne komunitetin online.
Të jesh pjesë e motorrave të kërkimit është ‘must’, pasi kompania juaj ka nevojë të jetë e dukshme.
Rritja e biznesit
Kur ju keni një web online dhe funksional,atëherë ju keni pozicionuar veten për të qenë të arritshëm dhe të gjendeni lehtë vetëm me një klikim.
Cilësi Besueshmëri
Se-Tek Sh.p.k ofron gjithë cilësinë dhe inovacionin e mundshëm tek klientët e saj, përsa i përket menaxhimit si dhe dizejnimit të faqeve të internetit.
Një nga parimet tona më të rëndësishme është mbajtja e klientit të kënaqur, duke përmirësuar praninë e tyre online përmes prezantimit të biznesit, të produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë .
Klientë Privatë
Bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat kërkojnë një zgjidhje për nevojat e krijimit të faqeve të internetit dhe mirëmbajtjes së tyre janë një konsultë larg.
Klientë publikë
Me një staf të kualifikuar me disa vite eksperiencë në zhvillim, mirëmbajtje dhe në ndërtimin e faqeve të internetit na lind e drejta të bëhemi pjesë e punëve publike,siç janë institucionet shtetërore dhe objekte të mirëmbajtjes publike.
Industri
Bizneset e mëdha janë gjithmonë në kërkim për të forcuar brand-in ose markën e tyre. Përpjekjet e para janë prezenca online në rrjete sociale me postime të organizuara dhe strategjinë në indeksimin e motorave të kërkimit. Kjo është një pikë e fortë të cilët ,ne si SE-TEK sh.p.k e bëjmë me pasion dhe përkushtim.